Për ecurinë e deritashme të Projektit të Kogjenerimit, të hënën ka folur gjatë një konference për media kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it Arsim Janova.
Janova duke sjellë detaje të këtij projekti kapital për konsumatorët e “Termokosit”, kryeshefi Janova ka folur për dobësitë e prodhimit aktual të ngrohjes qendrore nëpërmes shfrytëzimit të mazutit si lëndë djegëse, çmimi i lartë i të cilit ia pamundëson “Termokosit”, që të ofrojë ngrohje përgjatë tërë sezonës.
“Projekti ka për qëllim rehabilitimin e sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës, në mënyrë që të shërbejë konsumatorët me ngrohje të qëndrueshme, efikasitet të lartë dhe t’iu ofrojë ambient ekologjikisht më të mirë”, tha Janova.
Ndërkaq, Rene Eschemann, drejtor i Zyrës regjionale të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Kosovë dhe Shqipëri, shprehu kënaqësinë e tij që në ditën kur kanë filluar reshjet e borës “Termokosi” është duke ofruar ngrohje për një pjesë të qytetit. Ai rikujtoi, që qëllimi i realizimit të këtij projekti është që pas përfundimit të tij “Termokos” të jetë në gjendje, që të ofrojë ngrohje të mjaftueshme. Eschemann u shpreh optimist se projekti do të përfundojë me kohë.
Ekongrohja e dobishme
21:55
Unknown