Adebayor mungon në Kupën Afrikane

Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor, do të mungojë në turneun e muajit të ardhshëm, Kupën e Kombeve të Afrikës. Adebayor ka zbuluar se ai do të lërë anash karrierën ndërkombëtare me Togon pasi ndaj tij nuk janë realizuar pagesat. “Lojtari dhe kapiteni i Togos, Emmanuel Sheyi Adebayor, nëpërmjet kësaj informon publikun se ai po e suspendon karrierën e tij me skuadrën e Togos”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga lojtari.