Samiti i të rinjve në Prishtinë, nga 14 dhjetori deri me 16 dhjetor do t´i mbledh rreth 150 të rinj të cilët janë shoqëro-politikish aktiv, të cilët janë mbrojtës të të Drejtave të Njeriut nga vendet e Ballkanit Përendimor, nga Bashkimi Evropian dhe nga territoret (post) konfliktuoze nga e tërë bota, sikur dhe përfaqësuesit dhe përfaqësueset e institucioneve shtetërore nga rajoni dhe Unioni Evropian. Samitin e organizon Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR).
Samiti do të jetë një mundësi për t´u dëgjuar zërat dhe për t´u shkëmbyer mendimet e të rinjve nga Ballkani Perëndimor mbi zgjedhimin e problemeve të cilat i konsiderojnë të rëndësishme për të ardhmen e rajonit, por t´i shkëmbejnë edhe përvojat dhe njohuritë e aktivistëve demokratë nga Izraeli, Palestina, Tunizia, Libia, Venezuela, Egjipti, Liberia të cilat mund të jenë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
Disa nga temat e diskutimit do të jenë marrëdhënia e shoqërive dhe e shteteve ndaj trashëgimisë e të shkuarës luftarake ndaj Drejtave të Njeriut dhe ndaj valës së re të nacionalizmit te të rinjtë. Në fokus do të jenë edhe pasojat e konflikteve në territorin e ish - RFJ, problemet e shqiptarëve të rinj në Serbi, dhe të s
erbëve në Kosovë, konfliktet e ngrira, jeta në qytete të ndara, sikur dhe bashkëpunimi i aktivistëve të rinj në rajon dhe në një nivel global.
Pjesëmarrësit e Samitit do të diskutojnë në panele dhe në grupe të vogla pune të cilat do ta mundësojnë një debat më intensiv. Samiti është i ndarë në tri tërësi tematike: Kosova-Serbia, bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva globale.
Qëllimi i Samitit është themelimi i një platforme për bashkëpunim të aktivistëve të rinj dhe aktivisteve të reja nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për komunikimin e tyre me zyrtarët e BE-së. Në Samit do të jetë e formuluar edhe strategjia për themelimin e rrjetit global nga teritoret (post) konfliktuoze. Ideja themëlore dhe vlera të cilat do t´i mbledhin pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset e Samitit është luftimi kundër nacionalizimit që është duke u krijuar tek të rinjtë nga vendet e ish - RFJ-së, por edhe në nivelin global.
Samiti i të rinjve në Prishtinë
21:53
Unknown