Në vazhdën e takimeve me institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu u takua me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit reciprok në trajtimin e çështjeve më vitale për zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos në fushën e krijimit të lehtësirave për sektorin privat, si gjenerues i vetëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes të punësimit.
Ministri Besim Beqaj prezantoi objektivat zhvillimore të Qeverisë të Republikës të Kosovës, në raport me përkrahjen dhe krijimin e kushteve për rritjen e sektorit privat, sidomos përmes reformave strukturore dhe rritjes së investimeve publike në sektorë vital për zhvillimin ekonomik të vendit si: Infrastruktura dhe Energjia. Po ashtu ofroi edhe përkrahjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për shumicën e problemeve akute që pengojnë në përmbushjen e agjendës zhvillimore.
Në anën tjetër Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, prezantoi aktivitetin e Odës Ekonomike të Kosovës, që është në përputhje të plotë me kërkesat dhe propozimet e të gjithë anëtarëve të komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës si dhe investitorëve të huaj që aktualisht veprojnë në Republikën e Kosovës dhe atyre potencial.
Gërxhaliu paraqiti një varg çështjesh dhe propozimesh të anëtarëve të ndryshëm të Odës Ekonomike të Kosovës, që janë paraqitur përmes shoqatave të ndryshme sektoriale të cilat në të njëjtën kohë janë edhe ndër kontribuuesit kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit, përmes kontributit direkt në buxhetin e Kosovës dhe punësimin e qëndrueshëm.
Në mesin e çështjeve të diskutuara ishte edhe raporti me Investitorët e huaj që përkundër promovimeve të vazhdueshme të mundësive për investime, ende po hasin në barriera të llojit administrativ.
Gërxhaliu: Barrierat, pengesë për zhvillimin e sektorit privat
21:52
Unknown