Bleona Qereti ka bërë të ditur se nuk njihet personalisht me Rita Orën dhe ka thënë se janë të pavërteta njoftimet se ka refuzuar të drekojë me këngëtaren e famshme.
Ditë më parë, mediat shqiptare raportuan se dy këngëtaret është dashur të dilnin bashkë për drekë gjatë qëndrimit në Tiranë për festën e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe se Bleona e ka refuzuar këtë takim.
“Miq të dashur, po lexoj nëpër portale të ndryshme online një lajm aspak të vërtetë, lidhur me refuzimin e një ftese që Rita Ora më paska bërë mua për të drekuar. Nuk kam pasur asnjë komunikim me Rita Orën dhe për pasojë, nuk ka pasur asnjë ftesë nga ana e saj dhe as nga unë”.
“Unë nuk njihem personalisht me Ritën, gjithçka kisha për të thënë për të, e thashë në intervistën e AMA... Mos u besoni lajmeve të rreme. Faleminderit! Bleona”, ka shkruar këngëtarja në faqen zyrtare në Facebook.
Bleona: Nuk e kam refuzuar Ritën
18:26
Unknown