Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts
Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts

A mund të shërojë hudhra ftohjen dhe gripin?

Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, shumë thirren në fuqitë çudibërëse të hudhrës për të cilën përgjatë historisë është besuar që shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton kolesterolin. Por çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen. Në folklor besohet edhe që mbron na vampirët, por me siguri edhe të dashurit tanë i mban të paktën një metër larg. Por a mund të na mbrojë nga ftohja gripi, apo madje edhe supa e përgatitur nga 50 grimca hudhre? Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, hudhra është ushqim i lavdëruar për të cilin besohet që ka fuqinë të ndalë viruset, ndërsa reputacionin e luftëtarit kundër infeksioneve e ka marrë duke iu falënderuar alicinës, një nga përbërësit e saj. "Ky kompozim kimik njihet për një kohë të gjatë për veçoritë e veta antibakteriale dhe fungicidale", tha Helen Bond, zëdhënëse e British Dietetic Association. "Për këtë arsye njerëzit supozojnë që hudhra mund të"forcojë" sistemin e imunitetit. Shumë njerëz thjesht e grimcojnë hudhrën, e përzien me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën. Por si ndihmon hudhra dhe a ndihmon fare, nuk është dëshmuar ende." Shkencëtarët janë të ndarë rreth qëndrimit nëse hudhra ka fuqinë për të luftuar kundër ftohjes dhe gripit. Studimi i fundit ka vërtetuar që konsumimi i rritur i hudhrës gjatë dimrit mund të reduktojë zgjatjen e simptomave të ftohjes. Problemi është që kompanitë farmaceutike për momentin nuk janë të interesuara për investimin e parave për hulumtime të shtrenjta të hudhrës, sepse nuk ka asgjë në atë që mund të patentojnë dhe shesin. Hudhra ka reputacion të gjatë si ilaç çudibërës. Egjiptianët e lashtë e kanë rekomanduar si ilaç për 22 sëmundje. Në një dokument të vjetër 1500 vjet para Krishtit shkruan se si skllevërit që kanë ndërtuar piramidat kanë ngrënë hudhër për të rritur qëndrueshmërinë dhe shëndetin. Grekët e vjetër me hudhër kanë shëruar infeksionet, sëmundjet e mushkërive dhe gjakut, pickimet e insekteve, madje edhe leprozën. Romakët me hudhër kanë ushqyer ushtarët dhe marinarët për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre. Dioskoridi, mjeku personal i perandorit Neron, ka shkruar studimin në të cilin lartëson fuqinë e hudhrës. Por tek në vitin 1858 shkencëtari francez Louis Pasteur ka zbuluar që hudhra vret bakteret. Pasi që kishte vendosur hudhrën në një enë të mbushur me baktere, Pasteur ka vërtetuar që rreth çdo cope është formuar zonë pa baktere.

Panxhari ruan zemrën dhe ngadalëson plakjen

I pasur me minerale, karbohidrate, yndyrë dhe proteina panxhari është shumë i shëndetshëm. Përdoret si në kuzhinë, po ashtu edhe në mjekësinë bashkëkohore. Ndikimi i tij është parandalimi i shfaqjes së tumoreve dhe shërimi i leukemisë. Ndihmon edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut, ndërsa pozitivisht ndikon edhe në nerva dhe punën e trurit, nxit punën e lukthit, zorrëve dhe idhcës. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se nitratet në panxhar në masë të madhe ulin shtypjen e gjakut, e në këtë mënyrë edhe ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, infarktit dhe sëmundjet e veshkave. Mjafton të konsumon i 250 ml lëng panxhari për ta nxitur qarkullimin nëpër enët e gjakut nëpër tru, duke pakësuar rrezikun nga demenca dhe plakja. Shkaku i dobive, panxharin shpeshherë. mjekët e quajnë edhe si aspirinë natyrale. Lëngu nga panxhari rrit dhe forcon qarkullimin e gjakut, ndërsa nitratet nga ajo zgjerojnë enët e gjakut, duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të organizmit.

Grejpi i rrezikshëm nëse merrni ilaçe

Grejpi, sipas një hulumtimi më të ri të shkencëtarëve dhe mjekëve, mund të shkaktojë probleme serioze tek një numër gjithnjë e më i madh njerëzish tek personat që konsumojnë ilaçe Në fakt, ekspertët paralajmërojnë që kjo pemë në brendinë e saj posedon kemikale që përforcojnë ndikimin e ilaçeve. Pasojat e këtij ndikimi të përforcuar mund të jenë nga ngecja akute e punës së veshkave, problemeve me frymëmarrje, gjakderdhje të brendshme e deri tek vdekja e hershme. Shkencëtarët tashmë e kanë kuptuar se disa të sëmurë duhet ta shmangin konsumin e grejpit, mirëpo në disa vitet e fundit numri i ilaçeve me të cilat grejpi krijon një kombinim të rrezikshëm është rritur ndjeshëm nga viti 2008 deri në vitin 2012, nga 17 është shtuar në 43. Grejpi mund të reagojë në 85 ilaçe, 43 prej të cilave mund të shkaktojnë kombinime të rrezikshme, ndërsa pasojat mund të jetë fatale dhe të kobshme, ndërsa që paralelisht studimet janë në vazhdim e sipër.

Spitali Amerikan realizon ndërhyrjen e rrallë në aortë

Realizohet për herë të parë me sukses në Shqipëri ndërhyrja në aortë me kirurgji të mbyllur. Spitali Amerikan në Tiranë ka kryer me sukses një operacion tepër delikat në aortë. Për herë të parë aneurizma e aortës një sëmundje shumë e hasur në pacientët e grupmoshave të ndryshme, mund të kurohet tashmë në këtë spital. Mjekët e departamentit të kardiokirurgjisë të Spitalit Amerikan, të kryesuar nga mjeku turk kardiokirurg Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren kanë finalizuar me sukses këtë lloj ndërhyrjeje tek pacienti 39-vjeçar Artan Çupi. Sipas mjekut kardiokirurg pranë Spitalit Amerikan Dr. Sabjan Memishaj, bëhet fjalë për një ndërhyrje shumë të veçantë që ka disa avantazhe, një prej të cilave edhe mënjanimi i hapjes së kraharorit për të realizuar ndërhyrjen: “ Riparimi i aortës zbritëse është një risi për mjekësinë në Shqipëri.” Aorta është arteria më e madhe në trup, me origjinë nga barkushja e majtë e zemrës dhe që shtrihet poshtë në bark, ku përfundon në dy arterie të vogla për këmbët. Ajo shpërndan gjakun e oksigjenuar në gjitha pjesët e trupit me anë të sistemit të qarkullimit të gjakut. Ashtu si muret e arterieve të tjera, aorta përbëhet nga tre shtresa. Si çdo arterie tjetër e rëndësishme, aorta ka disa sëmundje të rëndësishme. Zgjerimet lokale të aortës janë quajtur si "aneurizma të aortës". 70 % nga aneurizmat shihen në pjesën e barkut të aortës. Diseksioni i aortës është një tjetër problem i frikshëm i aortës. Në diseksion shkolitja ndodh për disa arsye në murin e brendshëm të aortës dhe gjaku hyn nga kjo çarje (vrimë) me një shpejtësi të lartë. Ajo krijon një rruge false për t’u futur në mes të shtresës së brendshme dhe të mesme të aortës. Pacienti zakonisht ndjen një dhimbje shumë të madhe ne momentin e shkolitjes . Ata zakonisht përshkruajnë këtë dhimbje "sikur dikush po i gjuan në gjoks me thikë”. Diseksioni i aortës është një sëmundje me risk dhe mund të çojë në vdekje, madje edhe me trajtimin optimal. Diseksioni mund të çoj deri në çarjen e aortës dhe në humbjen e pacientit. Diseksioni i aortës ka një normë të vdekshmërisë 80%, dhe 50% të pacientëve që vdesin para se të mbërrijnë në spital. Nëse diseksioni ndodh në pjesën më të afërt të aortës, duhet të planifikohet menjëherë një operacion emergjent. Për çarjet që ndodhin në pjesë të tjera të aortës, hapi i duhur mjekësor është marrja e vendimit për llojin e ndërhyrjes, e cila jepet në shumicën e pacientëve me raste jo të komplikuara. “ Në pacientin tonë, diagnoza ishte diseksion i aortës tipi B. Fillimisht, duke parë se gjendja e pacientit ishte e qetë dhe e qëndrueshme ne vendosëm ta ndjekim pacientin me trajtim mjekësor. Por 15 ditë më vonë, zbuluam një zgjerim të aortës e cila mund të shkaktojë çarjen e saj. Për këtë arsye vendosëm të futim një graft artificial në aortë për të eliminuar këtë zgjerim. Kjo metodë e cila ka evituar operacionet me rrezik të lartë është përhapur shumë vitet e fundit dhe në Shqipëri u realizua për herë të parë vetëm në Spitalin Amerikan”; shprehet Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren, kardiokirurg në Spitalin Amerikan. Operacionet e aortës janë të komplikuara dhe duke qenë procedura me rrezik të lartë kërkojnë një teknologji të përparuar dhe stafi të specializuar. Në vazhdimësi, Spitali Amerikan ka kryer me sukses operacione për të gjitha llojet e patologjive të aortës. “ Krahasuar me kirurgjinë e hapur vendosja e graftit endovaskular (Evar dhe TEVAR),Tevar janë ndërhyrjet të cilat kanë më pak rrezik dhe aplikohen më lehtë tek pacientët e sëmurë. Ndonjëherë ne kemi kryer edhe procedura të kombinuara të ashtuquajtura Operacione Hibride, në raste të veçanta” u shpreh Prof . Dr. Neyyir Tuncay Eren.

Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur-Viti shkollor 2012-2013” drejt përfundimit të fazës së I-rë

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013” i cili po realizohet nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, Qendra Kombëtare për Edukim Shëndetësor Oral “DENT-IN” dhe Shoqata Kosovare e Studentëve të Stomatologjisë “KADS”, deri tani kanë vizituar rreth 2/3 e Institucioneve parashkollore. Ky projekt ka filluar në muajin shtator, përkatësisht me dt. 12 shtator, në Ditën Botërore të Shëndetit Oral. Vizita e parë është bërë në Kopshtin e fëmijëve “Drita” në Skenderaj, aktivitet ky i realizuar në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike dhe Drejtoratin për Arsim të Kuvendit Komunal të Skenderajt. Projekti, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, do të realizohet gjatë vitit shkollor 2012-2013, përkatësisht nga muaji shtator 2012, deri në muajin qershor 2013, në të gjitha Institucionet parashokollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, bazuar në programin ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” dhe në rekomandimet e grupit ndërministror nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS). Në projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, do të përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi 1150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht do të përfshihen një numër prej 450 mijë fëmijë-nxënës.
Xheladin Ujkani, ideator dhe udhëheqës i projektit, për Telegrafi.com, tha se : Aktualisht, është duke u implementuar faza e I-rë e cila përfshin të gjitha Institucionet parashkollore (kopshtet-qerdhet) në Kosovë. Kjo fazë ka filluar me datën 12 shtator, dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2012, përkatsisht deri në përfundimin e të gjitha Institucioneve parashkollore. Gjatë kësaj periudhe, ne po punojmë së bashku edhe me grupin ndërministrorë nga programi “Shkollat Promovuese të Shëndetit”, që nga muaji mars, deri në muajin qershor 2013, të filloj dhe të implementohet edhe faza e II-të dhe e III-të e projektit, në të gjitha Institucionet e arsimit fillorë dhe të mesëm në Kosovë. Gjatë muajit nëntor, në Prishtinë janë vizituar këto Institucione parashkollore : "Bardha 1", "Bardha 2", "Bardha 3", "Bardha 4", "Bardha 6", "Shpresa 1", "Shpresa 2", "Dea 1", "Dea 2", "Te Adi", ndërsa në Istog : "Gëzimi Ynë" në Istog, "Lulet e Jetës"-Vrellë, "Ardhmëria Jonë"-Gurakoc si dhe "Shpresa Jonë"-Banjë. * Faza e parë e projektit realizohet në mbështetje nga Klinika Dentare “DENT-IN”. Ndihmë po japin edhe Depo Dentale “ALLIANZ”- përfaqësues i autorizuar i brushave të dhëmbëve “CAVEX” si dhe Shtypëshkronja “SHKROLA PRINT”. * Sponzor medial të projektit janë : Portali Informativ telegrafi.com, Radiotelevizioni 21 dhe Gazeta Kosova Sot.

 

Shkencëtarët zbulojnë gjenin, i cili mund ta kontrollojë virusin HIV

Walter dhe Eliza Hall nga instituti për kërkime në Australi, udhëheqës të ekipit shkencor, së bashku me kolegët e tyre kanë izoluar gjenin, i cili mund të jetë kyç në shërimin dhe kontrollin e infeksioneve kronike, si virusit HIV, tuberkulozit dhe hepatitit. Gjeni që ka rëndësi të madhe për ekzistimin e embrioneve udhëheq me funksionimin bazë të sistemit imun, duke marre pjesë në "vendimin" përfundimtar nëse vjen apo nuk vjen deri në përgjigjen e sistemit imun karshi sëmundjeve të ndryshme. Ky zbulim do të mund t'i ndihmojë shërimit të virusit HIV, por edhe parandalimit të pezmatimeve kronike, si artritit reumatoid. Gjeni është zbuluar në qelizën e degëzuar, e cila ndikon si sistem i paralajmërimit të hershëm. Gjeni "Arih2" është përgjegjës për funksionimin kyç nëse sistemi imun do të reagojë - tha Dr. Marc Pellegrini, njëri nga hulumtuesit. Nëse vjen deri tek zgjedhja e gabuar, organizmi i nënshtrohet infeksionit. Gjërat e lartpërmendura ndodhin kur vjen deri tek paraqitja e virusit HIV, hepatitit apo tuberkulozit.

Ushqimi që lufton kancerin, lufton edhe shtimin e peshës

Qendra për Kancer MD Anderson pranë Universitetit të Texasit thotë që lista e saj e artikujve ushqimorë u ndihmon njerëzve të shmangin shtimin e peshës duke blerë ushqimet të cilat e luftojnë kancerin. Mary Ellen Herdon eksperte e dietës në MD Anderson, u rekomandon njerëzve që të shfrytëzojnë listën e ushqimeve për të gjetur artikuj më të shëndetshëm derisa bëjnë pazar për festa, raporton UPI. "Njerëzit kanë tendencë të fitojnë peshë gjatë muajve të ftohtë, sepse qëndrojnë më shumë brenda, janë më pak aktivë dhe hanë më shumë ushqim me kalori", deklaroi Herdon. "Shtimi i pashëndetshëm i peshës është shumë i dëmshëm për shëndetin dhe e bën të pamundur që trupi juaj të luftojë sëmundjet siç është kanceri". Herdon sugjeron që meshkujt duhet të orientohen nga shujtat me jo më shumë se 500 kalori dhe femrat të hanë ushqim deri në 400 kalori për shujtë. "Ushqimet bimore janë të mbushura me përbërës që luftojnë kancerin. Pra, sigurohuni të keni dy të tretat e pjatës suaj të mbushur me perime, fruta, drithëra të plota apo fasule", ka këshilluar Herdon. "Në pjesën e mbetur të pjatës suaj, zgjidhni mish ose proteina bimore". Mbajtja e një diete të pasur me bimë, plot fruta, perime, drithëra të plota dhe fasule dhe të qenit fizikisht aktiv janë mënyrat më të mira për të reduktuar rreziqet nga kanceri, përfundoi Hemdon.

Borziloku mbron prej infeksioneve sezonale

Hundë të bllokuara, infeksione në fyt dhe problem të tjera përcjellëse aspak të këndshme janë karakteristika për këtë periudhë kohore, e që në mënyrë të suksesshme mund të sanohen me pajisje shëruese, të cilat pothuajse secila shtëpi i posedon. Mjekësia tradicionale edhe më tutje është e pranishme në popull, e borziloku është një nga përfaqësuesit më shërues. Te hunda e bllokuar, inhalimi me çaj borziloku ndihmon pa masë. Për inhalim çaji duhet të jetë i ngrohtë. Borziloku është i pasur me vaj eterik që pastron kanalet e frymëmarrjes dhe në njëfarë mënyre i shpëton ata. Borziloku po ashtu ndihmon te personat që vuajnë nga sinusiti, sidomos te fëmijët. Edhe virusi i infeksionit të fytit është shumë i shpeshtë tek fëmijët, me këtë rast përdorimi i borzilokut për vetëm tri ditë ndihmon në zbutjen dhe largimin e të gjitha simptomave të ftohjes dhe infeksioneve. Po ashtu borziloku ndihmon edhe në largimin e temperaturës, kokëdhimbjes, që janë të zakonshme në këtë periudhë kohore të vitit.

Teprimi me kafe dobëson shikimin

Studimi i ri, i publikuar në Harvard, ka treguar që tek meshkujt dhe femrat që pinë tri e më shumë kafe në ditë ekziston përqindja e madhe e atyre që kanë probleme me shikimin Hulumtimi lidh konsumimin e madh të kafeinës me zhvillimin e glaukomës eksfoliative, çrregullimit të shikimit i cili prek rreth dhjetë për qind të personave më të moshuar se 50 vjeç dhe mund të çojë deri tek verbëria. Shkencëtarët kanë deklaruar që të rriturit që pinë tre ose më shumë filxhanë në ditë janë më të prirë ndaj glaukomës eksfoliative për 34 për qind më shumë, në krahasim me ata që nuk e pinë këtë pije. Femrat të cilat në familje kanë raste të regjistruara të glaukomës hyjnë në grupin më të rrezikuar, dhe nëse pinë më shumë se tre filxhanë, rreziku nga fitimi i glaukomës eksfoliative rritet deri në 66 për qind. Në studimin e gjerë shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e rreth 79.000 femrave dhe 42.000 meshkujve dhe me të rast nuk është konstatuar lidhja në mes konsumimit të pijeve të tjera që përmbajnë kafeinë (soda, çaj) dhe kësaj sëmundjeje.

Femrat më të ekspozuara ndaj gripit

Hulumtimi i shkollës së Londrës për higjienë dhe mjekësi tropikale tregon se femrat, janë më të ekspozuara ndaj gripit dhe në 16% të rasteve e pranojnë se janë të sëmura dhe se nuk ndihen mirë. Femrat janë më të ekspozuara dhe më të rrezikuara nga gripi, sepse kalojnë më tepër kohë me fëmijët se sa që kalojnë meshkujt. "Femrat më shpesh sëmuren nëse kanë fëmijët më të vegjël se 18 vjeç", thotë udhëheqësja e studimit dr. Alma Adler. Po ashtu është vërtetuar se prindërit për 14% më shumë preken nga gripi nëse kanë fëmijë në krahasim me njerëzit që nuk kanë fare fëmijë. Hulumtuesit po ashtu janë marrë nëse ekziston gripi mashkullor. Arsyeja është se meshkujt më lehtë e tejkalojnë gripin, duke mos u ankuar shumë e mendohet se edhe simptomat nuk i kanë të ngjashme.

Mishi i peshkut e zvogëlon rrezikun nga astma

Foshnjat të cilat për herë të parë midis muajve të gjashtë dhe vitit të parë të jetës e konsumojnë mishin e peshkut janë më pak të rrezikuara nga zhvillimi i simptomave të astmës. Hulumtimi të cilin e kishte kryer universiteti mjekësor nga Roterdami, ku kishin marrë pjesë më shumë se 7.000 fëmijë, ka formuluar teorinë se konsumimi i hershëm i disa aminoacideve nga peshku mbron nga astma. Brenga rreth disa alergjive eventuale ndaj ushqimit mesdhetar bën që disa prindër dhe disa mjekë ta shtyjnë futjen e peshkut në ushqimin e fëmijëve, por tashmë studimet e kanë vërtetuar se përfshirja e mishit të peshkut në ushqimin e fëmijëve si dhe konsumimi i mishit të peshkut nga ana e nënës gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon rrezikun për t'u prekur nga astma. Ekspertët nga Roterdami kanë vërtetuar se nuk ka rëndësi sasia e peshkut që konsumojnë fëmijët midis moshës gjashtë dhe një vjeçe - mjaftojnë edhe sasi krejt të vogla në mënyrë që të pakësohet rreziku për t'u prekur n
ga astma.

Papunësia shkakton infarkt të zemrës

Papunësia në vitet e 50-ta dhe në fillim të viteve të 60-ta të moshës së njeriut, ndikon në rritjen e rrezikut nga infarkti i zemrës, aq sa ndikon edhe pirja e duhanit, thonë shkencëtarët amerikanë. Në një studim ku kanë marrë pjesë 13.000 njerëz nga SHBA-ja, është konstatuar se rreziku nga infarkti i zemrës, apo si njihet në popull, pika në zemër, rritej për 27% në vitin e parë pas humbjes së vendit të punës. Përqindja e rrezikut bëhej edhe më e madhe nëse individi kishte humbur punën disa herë, thuhet në revistën shkencore "Archives of Internal Medicine". Ekspertët nga Universiteti "Duke" mendojnë se për këtë fajin e ka stresi, e ata erdhën deri te këto rezultate pasi që kishin përjashtuar faktorët e tjerë, si pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti. "Duket se stresi nga humbja e vendit të punës është më i madh sesa stresi në punë", thotë shkencëtarja Linda George.

Kujdes me shtesat e hekurit

Edhe kur ekzistojnë simptomat e qarta të anemisë, shtesat e hekurit nuk bën të merren pa konsultim me mjekun! Shfrytëzimi i pakontrolluar i këtij minerali mund të shkaktojë helmim.
Qëllimi i shërimit të anemisë është rritja e nivelit të hekurit në organizëm si dhe kontrollimi i faktorëve të cilët e kanë shkaktuar sëmundjen. Në të shumtën e rasteve problemi zgjidhet me përdorimin e shtesave (suplementeve) të hekurit dhe me përdorimin e ushqimit të pasur me këtë element.
Tabletat e hekurit pihen çdo ditë aq sa e përcakton mjeku, ndërsa për t'u përshpejtuar absorbimi i hekurit rekomandohet përdorimi i vitaminës C, qoftë në formë të shtesave ose të lëngut të portokallit, boronicës së kuqe ose të dredhëzës.
Edhe pse shumica e të sëmurëve ndihen më mirë pas disa ditësh nga fillimi i terapisë, shtesat duhet të konsumohen gjashtë muaj deri në një vit, sepse organizmit i duhet kaq kohë që përsëri të plotësojë sasinë e mjaftueshme të hekurit. 

Peri i dhëmbëve zbulon sëmundjet e zemrës

Nëse mishi i dhëmbëve gjakon kur dhëmbët i pastroni me perin e dhëmbëve, kjo mund të thotë që keni infeksion bakterial.
Pastrimi vjetor i dhëmbëve në ordinancën e dhëmbëve mund ta zvogëloj rrezikun nga infarkti i zemrës për 24 për qind krahasuar me ata që i shmangen këtij trajtimi, kanë gjetur hulumtuesit nga Tajvani.
Mishi i dhëmbëve i përflakur dhe i infektuar është i lidhur me sëmundjet e zemrës, sepse inflamacionet kronike janë shkaktare të cilat nxisin sistemin e imunitetit që në qarkullim të gjakut të dërgojnë materie që i kontribuojnë grumbullimit të shtresave të yndyrshme në artere.
Simptomat e tjera mund të jenë: djersitja gjatë natës, ftohja, plogështimi dhe lodhja. 

Njerëzit e trashë kërcënojnë civilizimin

Shkencëtarët britanik pohojnë personat me peshë të tepruar trupore nuk e dëmtojnë vetëm shëndetin e vet, por me shprehitë e veta ushqyese kërcënojnë edhe ekzistencën e pjesës tjetër të popullatës botërore.
“Të gjithë e pranojnë që rritja e popullatës kërcënon qëndrueshmërinë globale të mjedisit, por studimi jonë tregon që edhe pesha trupore është faktor kyç. Nëse diçka nuk bëjmë sa i përket pyetjes së popullatës dhe trashësisë, shanset i kemi minimale”, ka thënë dr. Ian Roberts, koautor i studimit dhe profesor nga Shkolla londineze për higjienë dhe sëmundje tropike.
Profesor Roberts dhe kolegët, kanë llogaritur që të gjithë njerëzit në botë së bashku peshojnë rreth 287 milionë tonë, nga ajo 15 milionë ton i bie personave të shëndoshtë, ndërsa 3,5 milionë ton në njerëzit e trashë. Edhe pse pesha mesatare e njeriut është 62 kilogram, është vënë re një dallim në regjionet e ndryshme të botës.
Në Amerikën veriore pesha trupore është 80,7 kilogram, ndërsa në Azi 57,7 kilogram.
Studimi është publikuar në revistën profesionale BMC Public Helth.

Pse fshihet depresioni postpartal dhe nuk flitet për të?

Shumë gra kalojnë një periudhë paqartësie emocionale për shkak të ndryshimit të hormoneve, por depresioni postpartal është një gjendje shumë serioze dhe zgjatë shumë.
Zakonisht depresioni postpartal fshihet dhe nuk flitet për të. Periudha pas lindjes perceptohet si një periudhë kur ju duhet të jeni e lumtur dhe “dielli duhet të shkëlqejë në sytë tuaj”. Për këtë arsye shpeshherë nuk i kushtohet rëndësi parandalimit dhe trajtimit të depresionit postpartal.
Shumë gra pas lindjes kalojnë nëpër një periudhë kur ndihen mërzitshëm. Kjo zakonisht fillon rreth tri ditë pas lindjes dhe mund të zgjasë deri në dy javë. Shenjat e kësaj gjendjeje janë: të qarit, irritabiliteti, shqetësimi, tensioni, anksioziteti dhe ndoshta pagjumësia. Në paraqitjen e kësaj gjendjeje luajnë rol hormone, por ndoshta edhe stresi gjatë lindjes dhe shqetësimi që lidhet me beben.
Një përqindje e grave do të kalojnë në depresion postpartal. Kjo gjendje karakterizohet nga përkeqësimi i simptomave normale me panikë ose mani postpartale, ndonjëherë më çrregullimeve obstesive-kompulsive. Disa gra do të përjetojnë të ashtuquajturin çrregullimin e stresit posttraumatik, sidomos nëse lindja ka qenë traumatike.
Rrallëherë ndodhë që gjendja të përkeqësohet skajshmërisht, por ajo që shihet shumë shpesh është gjendja me simptomat e sipërshënuara e shoqëruar me halucinacione, konfuzion dhe diluzion. Kjo gjendje është shumë serioze! 

Me ushqim mbrohuni nga dielli

Padyshim që tashmë dini gjithçka në lidhje me kremrat me faktor përgjegjës mbrojtës dhe sa të dëmshme janë rrezet e diellit për lëkurën tuaj. Por a e keni ditur se ushqimi i caktuar mund të na ndihmojë nga efekti i dëmshëm i UV...
Domatet
Gjatë verës domatet mund të konsumohen me ushqime të ndryshme, ndërsa ka të tillë që i hanë si mollën. Antokisduesi likopen që është i pranishëm në domate zvogëlon ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit dhe djegies.
Shalqiri 
Kur të shkoni herën tjetër në treg të blini pemë, mos harrona të blini shalqi. Edhe gjatë qëndrimit në plazh mund ta hani shalqirin e famshëm, i cili është mbrojtës natyror i lëkurës suaj nga dielli
Manaferrat, boronicat 
Shpeshherë mezi e presim verën që të kënaqemi me manaferra dhe boronica, që mund të hahen si të vetme, si sallata pemësh ose si pjesë e tortave të ndryshme. Janë shumë të pasura me antioksidues që kanë efekt mbrojtës nga rrezet UV.
Spinaqi
Gjyshet dhe nënat gjithmonë ju kanë folur se spinaqi është i shëndetshëm, dhe kanë pasur të drejtë. Vitamina në spinaq ndihmojnë në luftën kundër efektit negativ të rrezeve të diellit, ndërsa ngadalësojnë edhe procesin e plakjes së lëkurës,
Në listën e ushqimeve shumë të dobishme për mbrojtje nga veprimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollce të diellit bëjnë pjesë edhe patatja, karota, peshku, çaji i gjelbër dhe i zi, çokollata etj. 

Kërcitja e dhëmbëve në gjumë

Kërcitja e dhëmbëve ndodh kur njerëzit janë të stresuar, të zemëruar apo të shqetësuar. Është mirë që para se të bini në gjumë, të kafshoni një mollë.
Shpesh, telashet ditore tendosin, për ç’arsye natën, në gjumë shtrëngojmë fuqishëm nofullat. Kjo mund t'i dëmtojë dhëmbët dhe të shkaktojë kokëdhembje e dhembje të muskujve të fytyrës.
Prandaj, para se të bini në gjumë, ‘relaksoni’ nofullat me përtypjen e një molle të thartë.
Gjatë periudhës së gjumit, nëse dikush në mënyrë të pandërgjegjshme i shtrëngon dhe kërcet dhembet e tij quhet bruksizëm.
Bruksizmi është një lloj veprimi pa ndjenja. Pacienti nuk është i vetëdijshëm për këtë.

Kafja të jep energji të rreme

Nëse je bërë skllav i zakonit tënd për të pirë nga një filxhan kafe çdo mëngjes, ne po të tregojmë që mundeni pa problem ta leni mënjanë këtë zakon.
Sipas një studimi, konsumuesit e rregullt e “zakonit të kafesë” nuk marrin ndonjë energji nga rituali i tyre mëngjesor. Arsyeja? Toleranca ndaj kafeinës. I vetmi ndryshim: kafeina ndihmon te kokëdhembja.
Nëse ata që janë mësuar ta pinë vazhdimisht do ta ndalonin një përvojë të tillë, atëherë do të përballeshin me simptoma të ndryshme, si për shembull me dhimbje koke, apo përgjumje.
Nëse do të teprohej, kafja mund të sillte edhe sindroma të tilla si ankthi, paniku. etj.

Farat e lirit përshpejtojnë dobësimin

Farat e lirit janë burim i shkëlqyer i fibrave, të cilat përveç që zgjasin ndjenjën e ngopjes, po ashtu ulin nivelin e kolesterolit dhe përshpejtojnë tretjen.
Shkencëtarët tashmë e dinë që farat e lirit janë të shkëlqyeshme për shëndet, ndërsa ekipi i ri hulumtues nga Universiteti Harvard tregon që farat e lirit përshpejtojnë dobësimin.
Shkencëtarët kanë konstatuar që acidet yndyrore poli-të-pangopura, të cilat gjenden në farat e lirit, mundësinë e dobësimit e rrisin për madje 37 për qind. Në farat dhe vajin e lirit do të gjeni materiet e ndryshme ushqyese dhe shëruese, ndërsa më të rëndësishmet janë acidet yndyrore omega-S, fibrat dhe lignina.
Acidet yndyrore omega-S janë të pangopura dhe për dallim nga acidet e ngopura yndyrore, ato do të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe do të rrisin mundësinë tuaj për t’u dobësuar.
Farat e lirit përmbajnë fitonutrientin, e njohur si lignina dhe atë në masë më të madhe se të gjitha ushqimet tjera. Lignina është bërë subjekt i shumë hulumtimeve për shkak të veçorive të veta shëruese, për të cilat besohet që janë antikancerogjene.
Farat dhe vajin e lirit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme, për shembull i shtoni në sallatë ose corn-flakes. Shmangni përpunimin termik të farave të lirit ose vajit të lirit sepse në këtë mënyrë veçoritë shërues e shkatërrohen në masë të madhe. /