Alexis Sanchez thotë se ai ndjehet shumë mirë te Barcelona pas fillimit të mirë të sezonit, por shton se ende ka hapësirë për përmirësim.
Kiliani ka shënuar dy gola në tre ndeshje të La Ligas deri tash, përfshirë golin e fitores 3-2 të Barcelonës ndaj Sevillas vikendin e kaluar, por e ka bërë të qartë se ka ende për të treguar këtë sezon.
“Ndjej besimin e trajnerit dhe të bashkëlojtarëve, që më bën të ndjehem shumë mirë në fushë”.
“Por ende kam hapësirë për përmirësim. Ende jam në kulm të lojës time”, ka thënë kiliani për La Tercera.
Sanchez: Ende mund të përmirësohem
18:24
Unknown