Në mbrojtje të Fatmir Limajt dhe të gjithë ushtarëve të tjerë të akuzuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të hënën pritet të mbahet një protestë e organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës.
Protesta do të nis para Fakultetit Filologjik, ndërkaq marshi do të vazhdojë deri të Teatri Kombëtar.
Marshit kanë paralajmëruan se do t’i bashkohen edhe Universitetet tjera private. Organizatorët i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në mbrojtje të vlerave të luftës.