Eurodeputetja Doris Pack ka thënë se mbajtja e referendumit në komunat me shumicë serbe, në veri të Kosovës, do të ketë pasoja negative për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Ajo, për numrin e sotëm të gazetës novosadase “Dnevnik”, ka thënë se në terren nuk po shihen rezultatet e dialogut Prishtinë-Beograd, kusht ky për Serbinë që të mund të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Fatkeqësisht, në këto momente, nuk po shoh asgjë që ndërkohë ka ndryshuar diçka”, ka thënë Pack e cila ka mbështetur Rezolutën e Parlamentit Evropian, që këshillon Këshillit Evropian që në muajin mars të mbështes kandidaturën e Serbisë.
Sipas fjalëve të deputetes, nga Beogradi pritet vetëm konfirmimi i mirëbesimit në marrëdhëniet me Kosovën.
“Megjithatë, të gjithë duhet ta kenë parasysh se ndarja e Kosovës me Serbinë është pasojë direkte e aparteidit, të cilin regjimi i Slobodan Milosevicit ka zbatuar në Kosovë. Këtë unë e di mirë, sepse atyre viteve rregullisht kam qëndruar atje”.