Në një konferencë urgjente për media, Bekim Haxhiu, i njohur ndryshe si Kamishi, ka thënë se ndjen përgjegjësi për ato që deklaron, duke këmbëngulur se janë të vërteta takimet me serbë të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin KUrti.
Në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka kërkuar nga Kurti të qartësoj raportet që ai ka pas me një femër nga Beogradi, e cila, sipas deputetit te PDK-së, ka qenë e bija e një ish ministri nga partia e Miloshevicit.
Por, nga VV nuk ka dashur askush të jap shpjegime, duke i quajtur të gjitha këto si shpifje të Haxhiut
Nëse Albin Kurti, nuk përgjigjet deri me 8 shkurt në mesnatë, për pyetjet që i janë shtruar, atëherë me 9 shkurt , ish pjesëtari i SHIK-ut, Haxhiu, do të publikoj faktet e tij për këto takime.
“E ka për obligim moral ndaj opinionit që t’i përgjigjet pyetjeve. E para, Pse është takuar me serbët në Klinë në vitin 2004? Të tregojë se kush janë ata serbë me të cilët është takuar, a janë kosovarë apo të Serbisë dhe pse ka qenë i mbuluar me batanije kur është takuar me ata? E dyta ka të bëjë me gruan serbe me të cilën është takuar vazhdimisht në Pogradec si dhe është parë edhe në Prishtinë? E treta, duhet të tregojë se çka përmban letra të cilën e ka marrë me 28 shtator të 2011’ës nga vajza e ministrit të Milosevicit”, ka thënë Haxhiu.