LDK: Qeveria nën trysninë e disa mediave

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paraqitur vërejtjet e saja për pakon e re fiskale.

Shefi i grupit të ekonomisë, Abdullah Hoti, ka thënë se kjo pako nuk po bëhet për të mirën e qytetarëve, por për të mbuluar deficitet e saj.
Hoti ka thënë që Qeveria tenton t’i mbledhë 38 milionë euro gjatë vitit 2012, duke e rritur edhe tatimin në pronë për qytetarët anekënd vendit. Sipas tij, në këtë mënyrë për një pronë të paluajtshme njësojë do të paguajë si një qytetarë i Dragashit, ashtu edhe një i kryeqytetit.
Kjo rritje, sipas Hotit, do të ulë inkasimin që bëhet nga tatimi në pronë dhe se LDK do ta kundërshtojë atë në Kuvend.
Hoti po ashtu tha se e përkrah largimin e TVSH-së për media, por ka thënë se këtë gjë po e bënë Qeveria me trysninë e disa mediave, duke mos dashur t’i përmend se cilat janë ato.