Buffonit i ofrohet punë në pornografi

Portierit italian, Gianluigi Buffon, i është ofruar një punë e pazakontë kur ta lë futbollin- një karrierë në industrinë pornografike.

Gruaja e 33-vjeçarit, Alena, i ka thënë revistës së femrave Verrisimo se portieri i Juventusit është më i mirë në krevat sesa ylli pornografik, Rocco Siffredi.
Ndërkohë, Siffredi ka reaguar duke thënë për Tuttosport se do t’i pëlqente që ta shohë Gigin duke e shfaqur ‘talentin’ e tij.
“Ai mund të jetë më i mirë se unë në krevat, mirëpo unë dua ta shoh atë përpara kamerave”.
“Do ta bëj një sugjerim: kur ai ta lë futbollin, duhet të vijë të punojë për mua. Kam nevojë për meshkuj të vërtetë”, ka deklaruar Siffredi.