Mësimi rifillon të hënën

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se mësimi do të rifillojë të hënën (30.01.2012)- thuhet në një komunikatë për media të MASHT.

MASHT bën të ditur se mësimi nuk do të fillojë në disa shkolla në zonat rurale, ku Drejtoritë Komunale të Arsimit vlerësojnë se ende nuk ekzistojnë kushtet të zhvillohet mësimi, për shkak të borës së madhe që ka përfshirë ato vende.
Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifikimit të përbashkët të Drejtorive Komunale të Arsimit me Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.