Lidhja me vajzat më të gjata nuk është aspak e lehtë

Nëse ia vlen t’u besojmë burrave të shumtë dhe deklaratave të tyre, nuk është aspak lehtë ta kesh një të dashur mbi dy metra. Ata thonë se e kanë të vështirë të puthin partneret.

Nëse merret mesatarja, burrat janë më të gjatë se gratë. Nëse një burrë shihet në shoqëri me një vajzë të gjatë, ai nuk ndjehet si figurë dominante dhe humb kontrollin dhe gjithçka që shkon me të, thonë psikologët.
Në situatën e kundërt, femrat nuk ndjehen rehat nëse janë në shoqërinë e burrave më të shkurtë dhe në këtë ndikon edhe vetëbesimi i tyre në kuptimin negativ.