Qetsori arrestohet për vjedhje

Njëri nga fituesit e shout real “Big Brother Albania”, Qetsor Ferunaj, është arrestuar nga policia e Vlorës.

BalkanWeb raporton se ngjarja ka ndodhur paraditen e të dielës, kur 37-vjeçari është vënë në pranga në Orikum së bashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubave të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone. Tubat shërbenin për vaditje.
Nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë në Vlorë janë kapur në flagrancë duke prerë disa tuba hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të çon për bregdetin e Orikumit, 22-vjeçari Daniel Sadikaj, 28 vjeçari Gjovalin Mikaj dhe 24 vjeçari Arsen Fisti.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se këta tre persona ishin punësuar për prerjen e tubave nga Qetsor Ferunaj, i cili është ndaluar me akuzën e “vjedhjes” .