Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar të martën se pretendimet e Serbisë për të organizuar zgjedhje lokale në veri të Kosovës do të dështojnë, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës do të përdorë të gjithë forcën kushtetuese dhe ligjore për të penguar mbajtjen e tyre.
Thaçi këto komente i bëri të hënën në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku nga afër inspektoi punimet që po zhvillohen në këtë aeroport.
Sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme të Serbisë, Thaçi u shpreh se për këtë ka biseduar me ndërkombëtarët në Kosovë për t’iu mundësuar serbëve që të votojnë në disa pika mobile të votimit, në mënyrë që ato vota të numërohen në Serbi, por në asnjë mënyrë, sipas tij, nuk do të lejohet që të ketë organizim të zgjedhjeve në Kosovë.