Në menynë e hotelit ofrohet edhe humor

Në një hotel në Edinburgh në meny do të gjendet edhe komikja e njohur skoceze, Janey Godley.

Orange News raporton se nga data 19 deri më 21 prill, klientët në hotelin “Indigo”, krahas ushqimit dhe pijeve do të mund të porosisin edhe një shou dhjetëminutësh të komikes.
“Kam marrë pjesë në vende të ndryshme, ndërsa është hera e parë që jam pjesë e menysë”, ka deklaruar Godley.