Një aeroplan i kompanisë “Delta Air Lines” që barte 208 pasagjerë nga Turqia në drejtim të SHBA-ve, është detyruar që ulet në Dublin, pasi që një udhëtar e kishte vënë telefonin e tij celular të mbushej me rrymë në tualet.
Autoritetet e aeroportit në Dublin e kanë kontrolluar aeroplanin ‘Boing 767-300’, i cili fluturonte nga Stambolli, dhe pasi kanë kuptuar se “bomba e supozuar” ishte një telefon celular e kanë lejuar aeroplanin që të vazhdonte drejt aeroportit JFK në New York.
Piloti ka kërkuar ulje të detyruar pasi njëri nga pasagjerët e kishte parë telefonin në tualet dhe kishte dyshuar se është bombë, përderisa të njëjtin e kishte harruar duke u mbushur me rrymë një pasagjer tjetër.
Është njoftuar se Boingu ka aterruar pa asnjë incident dhe është dërguar në një skaj të izoluar të pistës.