Në Prishtinë sot nisin aktivitetet disaditëshe (17-24 prill) të Komunës së Prishtinës me moton "Për ditët e krenarisë - Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së".
Gjatë ditës së parë të këtij manifestimi, në orët e paradites zhvillohet Krosi i Krenarisë, me pjesëmarrjen e shkollave fillore dhe të mesme, në sheshin "Nëna Terezë" në kryeqytet.
Në mesditë në lagjen "Ulpiana" fillon mbjellja e fidanëve për nder të Dëshmorëve të UÇK-së,
Aktivitetet vazhdojnë me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në fshatrat Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë dhe Rimanishtë, me vizita veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, me garat në shenjëtari dhe me hapjen e turneut në futboll të vogël.
Aktivitete si këto do të zhvillohen gjatë gjithë javës.