Studentët e Tiranës kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve Prishtinë-Beograd

Studentёt e Universiteteve tё Tiranёs janё tё shqetёsuar pёr vazhdimёsinё e terrorit serb kundёr shqiptarёve nё veri tё vendit. “Shqetёsimi ynё rritet edhe mё shumё nga prapavija e kёtij terrori tё mbёshtetur nga Beogradi dhe tё lehtёsuar nga heshtja e Tiranës zyrtare dhe qëndrimi antikombëtar i qeverisë në Prishtinë: shkёputja e veriut pёr kah Serbia” thuhet në një komunikatë për media të shoqatës së studentëve “Studim, Kritikё, Veprim”.

"Nё tё tillё gjendje kur Prishtina zyrtare po pёrpiqet ta relativizojё vrasjen e Selver Haradinajt tek ‘Tre Rrokaqiejt’, thuajse nё njё aksidencё banale, duke e zhveshur politikisht dhe denigruar edhe mё dinjitetin e tё vrarit-hero tё qёndresёs sё shqiptarёve nё trojet tona kombёtare;
Kur strukturat paralele serbe kanё pёrzёnё Policinё e Kosovёs nga veriu e kur Serbia ёshtё duke penguar funksionimin e pikave doganore nё Merdare;
Kur Tirana zyrtare nuk e ka gjykuar ende tё shprehet pёr situatёn, por qё me siguri do tё vazhdojё me shterpёsinё dhe boshёsinё e deklaratave tё saj ndёrkombёtare pёr kombin shqiptar, duke shkelur kёshtu sistematikisht Kushtetutёn e Republikёs sё Shqipёrisё;
Kur media shqiptare e Prishtinёs dhe veçanёrisht ajo e Tiranёs vazhdon ta mbajё nё heshtje dhe larg vёmendjes sё shqiptarёve gjendjen e vёshtirё 13 vjeçare nё veri;
Kur tё gjitha palёt partiake, ndёrkombёtare dhe tё shoqёrisё civile kanё rёnё dakord qё tё lejojnё konçesionin e rradhёs: negocimin me Serbinё pёr veriun deri nё status tё privilegjuar pёr tё;
Pra, kur gjendja jonё ёshtё duke u pёrkeqёsuar dita ditёs, falё edhe indiferencёs sonё pёr tё pёrbashkёtёn, pritja pёr akte tё moralshme nga ana e Prishtinёs dhe Tiranёs ёshtё njё shpresё e kotё. Diçka duhet ta kemi mёsuar sё paku nga 25 korriku 2011".
“Studentёt e Tiranёs shprehen kundёr prapavijёs dhe konsensusit qeveritar pёr negociimin e veriut. Ne shprehemi pёr organizim gjithёpopullor tё shqiptarёve, sado e vёshtirёsuar kjo nga pushteti. Vetёm vullneti ynё pёr organizim dhe qёndrimi ynё i palёkundur mund tё shkaktojё ndёrmarrjen e akteve tё moralshme tё qeveritarёve tanё: ndaljen e menjёhershme tё negociatave me Serbinё dhe moszhvillimin e atyre speciale pёr veriun; anullimin e tё gjitha konkluzave tё deritashme; vendosjen e reciprocitetit politik e ekonomik me Serbinё; bёrjen e Kosovёs sovrane dhe rrjedhimisht shtet; heqjen e kufirit me RSh-nё, bashkimin kombëtar”.
“Pa kёtё vullnet gjendja e sotme e shqiptarёve kёtu e 13 vjetё, por gjith-herё mё e pёrkeqёsuar, do tё jetё gjendja jonё e pёrheshme”, thuhet në deklaratë.