Stefanovic: Dialogu vazhdon në verë

"Negociatat për Kosovën do t’i vazhdoj qeveria e re. Kjo do të thotë se në verë do të ketë një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës. Në ndërkohë, ne duhet që deri në zgjedhje t’i implementojmë marrëveshjet e arritura," tha shefi i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stafanovic.

Ai thekson se qeveria e re do të ketë legjitimitet të plotë për të përcaktuar se kush dhe në cilën mënyrë do ta vazhdoj dialogun.
“Por, është e sigurt se kushdo që e formon qeverinë pas zgjedhjeve do ta kuptojë se ky është një prej proceseve më të rëndësishme që duhet të vazhduar. Unë jam i bindur se votuesit do ta japin përsëri besimin për Partinë Demokratike, që ne të formojë qeverinë dhe të vazhdojmë ta udhëheqim këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha stefanovic për Vecernje Novosti.
Negociatat, sipas tij, “pavarësisht provokimeve që vijnë nga Prishtina, janë e vetmja mënyrë për të arritur deri te një zgjidhje”.