Balotelli nuk theu kodet etike

Pjesëmarrja e Mario Balotellit në Kampionatin Evropian me Italinë nuk është e rrezikuar- ka thënë Cesare Prandelli.

Sulmuesi i Manchester Cityt u përjashtua në fund të takimit ndaj Arsenalit pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Ai është kritikuar nga drejtuesit e klubit të tij, mirëpo trajneri i përfaqësueses Azzurre e ka pranuar si diçka normale përjashtimin e 21-vjeçarit.
“E shikova përjashtimin, por kësaj here ishte një ndërhyrje që ishte pjesë e lojës. Nuk mendoj se kodet etike duhet të aplikohen në këtë situatë të veçantë”, citon Eurosport fjalët e Prandellit.