Killers të inspiruar nga Nirvana

Basisti i grupit “The Killers”, Mark Stoermer, ka zbuluar se ai është inspiruar të luajë kitarë duke dëgjuar grupin Nirvana.

Stoermer nuk ka qenë fans i muzikës rok derisa ka dëgjuar grupin e zhanrit “grunge” dhe ka kaluar disa vite duke mësuar veten të luajë këngët e Nirvanës.
“Nirvana përfundimisht është bendi i cili më ka çuar mua te roku dhe kënga ‘Come as You Are’ është kënga e parë që kam mësuar ta luaj”.
“Mbaj mend duke qëndruar ulur dhe duke u përpjekur ta mësoj këtë. Nuk e di nëse do të kisha filluar të luaj basin ose kitarën po të mos ishte Nirvana, pasi kam kaluar shumë kohë vetëm duke mësuar me veshë”, ka thënë rokeri.