Lorena e BB5: U eliminova sepse nuk bëra “lojëra”

Lorena, banorja e cila të shtunën doli nga shtëpia Big Brother, u shpreh se eliminimi i saj erdhi sepse ajo nuk bëri “lojëra” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Unë u shfaqa para publikut siç jam: e qetë dhe pa bërë lojëra. Kjo ishte arsyeja që unë nuk jam më pjesë e Big Brother”, theksoi konkurrentja më e fundit e eliminuar.
Lorena, e pranishme në emisionin ‘Fun Club’ të drejtuar nga Albana Osmani, shpjegoi edhe lidhjen e saj brenda shtëpisë me Gracianon.
“Kur të dalë Graciano do të shohim, nuk kemi bërë plane. Unë e kam shumë qejf Gracianon, por do i marrim gjërat shtruar. Ndjenja për të ishte e vërtetë, më ngjiti si person. Lidhja nuk ishte strategji, madje mendoj se unë u eliminova sepse nuk kisha asnjë strategji brenda shtëpisë”, ka thënë Lorena.