E tradhton vallëzimi (Video)

Një 16-vjeçar e ka marrë epitetin “Hajni valltar”, pasi është arrestuar për shkak të një vjedhjeje gjatë të cilës ka gjetur kohë edhe për të vallëzuar.

Kur e kanë shikuar xhirimin nga kamerat ku djaloshi tregonte aftësitë e tij në vallëzim, punëtorët e sigurimit nga shkolla e tij e mesme e kanë thirrur policinë dhe e kanë njoftuar se e dinin me saktësi se kush ishte.
Ndërkohë që ai ruante dhe bashkëpunëtorët e tij po kryenin vjedhje, 16-vjeçari është mërzitur dhe ka filluar të vallëzojë. Videoxhirimet janë paraqitur në televizionet lokale, ndërsa fajtorin e kishin zbuluar menjëherë punëtorët nga shkolla e tij.
Policia ka shkuar në shtëpi dhe ia ka lëshuar xhirimin nënës së djaloshit dhe ajo e ka pyetur e nervozuar: “Çka është kjo?”, ndërsa ai është përgjigjur: “Ky është stili im, nënë!”.