Kontratat e naftës kanë çelur javën me rënie të lehtë të çmimit të arit të zi në tregjet ndërkombëtare, pasi Irani tha se është i gatshëm të rihapë bisedimet me SHBA-të dhe aleatët në lidhje me programin e vet bërthamor.
Ky lajm ka rritur shpresën se situata konfliktuale e këtij viti që kaloi do të zgjidhet në paqe pa ndërhyrje ushtarake që mund të rezultonte në bllokimin total të furnizimit botëror me naftën iraniane.
Çmimet e kontratave të naftës janë presuar edhe nga raporti zhgënjyes i punësimit në Shtetet e Bashkuara që ka rritur shqetësimet për një performancë të dobët të ekonomisë globale me efekte negative në konsumin e naftës.
Nafta bruto Brent e Londrës për majin ra 1.03 dollarë në 122.40 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për majin ra 1.18 dollarë në 102.13 dollarë për fuçi.