Njeriu që shënoi golin e fitores kundër Manchester Cityt, Mikel Arteta, është shprehur i ngazëllyer me triumfin e Topçinjve.
“Ishte shumë e rëndësishme. Chelsea fitoi dje (e shtunë), Newcastle nuk ka pranuar gola kohët e fundit dhe Tottenhami është akoma në garë (për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve), prandaj do të jetë një luftë e madhe prej tash e deri në fund të sezonit.
“Mirëpo, ne e dinim se e sotmja (e diel) ishte më e vështira që kishim deri në fund të sezonit”, ka thënë Arteta për Sky Sports.