Jahjaga: Kushtetutshmëri në gjithë territorin e Kosovës

Me rastin e 9 Prillit, Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga, ka thënë miratimi i i dokumentit më të lartë juridik të vendit tonë, katër vjet më parë, është një akt historik, që shpreh vullnetin e popullit të Republikës së Kosovës.


“Duke qenë garanti i të drejtave dhe i lirive të të gjithë qytetarëve të vendit tonë, garanti i fjalës së lirë, i lëvizjes së lirë dhe i sundimit të ligjit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës i ka hapur rrugë zhvillimit të vendit tonë në të gjitha fushat”, thuhet në deklaratën e Jahjagës.

Ndërtimi i shtetit ligjor kërkon përpjekje dhe përfshirje të vazhdueshme të institucioneve dhe të gjithë shoqërisë në Republikën e Kosovës, të njerëzve të barabartë që respektojnë atdheun e tyre.
“Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria duhet të shtrihen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe tri komunat në veri të vendit, dhe qytetarët e shtetit tonë, pavarësisht përkatësive të tyre, duhet të ndjehen të barabartë dhe të mbrojtur me Kushtetutë”, thuhet në deklaratën e Presidentes.