Djaloshi më fotogjenik në botë

Zeddie Little nga Karolina e Jugut brenda natës është bërë sensacion në internet, pasi është publikuar një fotografi e tij, nën të cilën shkruante “djalosh jashtëzakonisht fotogjenik”.

Babai i tij, Jack, ka thënë se Zeddie për një kohë të gjatë ka tentuar të hyjë në ndonjë shërbim PR, ndërsa tash është bërë rastësisht i njohur për shkak të një fotografie nga maratona.

Thjeshtë, 25-vjeçari është gjendur në kohën e duhur në vendin e duhur me buzëqeshjen e duhur. Një fotograf e ka fotografuar atë gjatë vrapimit në maratonën në Charleston dhe e kishte vënë fotografinë në Flickr.com dhe ajo menjëherë ka marrë pëlqime.
Që nga momenti kur është publikuar në internet (31 mars) atë e kanë shikuar rreth 1.35 milion vizitorë të Flickr.com.