Ivanovic: KFOR-i mos të fshihet

Trupat paqeruajtëse të KFOR-it duhet të stacionohen në lagjet e Mitrovicës ku janë të theksuara tensionet ndëretnike, ka thënë Oliver Ivanovic për “Tribuna Shqiptare”.
I ashtuquajturi sekretar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se në këtë situatë të tensionuar, KFOR-i nuk bën të fshihet e as të merret me bllokimin e rrugëve alternative.
Sipas tij, aktualisht angazhimi vetëm i Policisë së Kosovës vetëm mund ta provokojë situatën.
Ndërkohë, Ivanovic thotë se vendimi për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë do të merret në tri-katër ditët e ardhshme. Ndërsa, nuk beson se sivjet do të vazhdojnë negociatat Prishtinë-Beograd.