Hyseni: ‘3-përqindëshi’ vetëm zhurmë!

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni nuk tërhiqet nga pretendimi se dialogu me Serbinë po i ngadalëson njohjet.

Për ish-ministrin e Jashtëm, marrëveshja e fundit për përfaqësimin rajonal të Kosovës, do të shkaktojë shumë amulli tek vendet që kanë hamendje për ta njohur apo jo shtetin e pavarur të Kosovës.
Hyseni ka thënë në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, se rreziku nuk qëndron aq shumë te zhvillimi i dialogut, por më shumë te paaftësia e kësaj Qeverie dhe gatishmëria e pashpjegueshme për të lëshuar pe për shumë çështje të rëndësishme. Ai thotë se Serbia po e shfrytëzon këtë.
Ndërkohë, Hyseni thotë se LDK-ja nuk është e ndarë në krahun e Isa Mustafës dhe krahun e Fatmir Sejdiut. Akuzat dhe kundërakuzat rreth fondit të 3 përqindëshit i quan zhurmë politike.