Sindikata e marinarëve grekë, bëri thirrje për një grevë 48 orëshe të martën dhe të mërkurën, tre javë pas një ndalimi të mëparshëm të punës, çka rrezikon për të privuar ndërlidhjen detare të ishujve mes të periudhës së pushimeve të Pashkëve.
"Lëvizja, që ndjek grevën 48 orëshe e vëzhguar më 19 dhe 20 mars, do të fillojë në fillim të eksodit të athinasve për pushimet e Pashkëve Ortodokse, të dielën e ardhshme", sipas komunikatës së sindikatës së marinarëve grekë.
"Asnjë ndërlidhje nuk do të jetë e mundur nga porti i Pireut as nga portet fqinje të Lavrionit dhe Rafinës, pranë Athinës", theksoi sindikata.
"Sektori po përballet me një sulm nga qeveria, që synon për të shkatërruar arritjet e profesionit", shton teksti i sindikatës.
Sindikata kundërshton një ligj të miratuar kohët e fundit për liberalizimin e lundrimit, si dhe një projektligj, që pritet të votohet nesër nga parlamenti për integrimin e një pjese të fondit të shëndetësisë së marinarëve në një organizëm të ri, që bashkon tërësinë e fondeve.