Gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite, më 7 dhe 8 të këtij muaji, zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, ka kërkuar nga homologu i tij, Khalid Al Jindan, që Riadi të ndihmoj në lobimin për njohje të reja për Kosovën, nga komuniteti i shteteve arabe dhe islamike.
Gashi, po ashtu ka kërkuar që të ketë investime nga Arabia Saudite në Kosovë, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.
Gjatë këtij turneu, zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Ibrahim Gashi, viziton edhe Egjiptin, ku do të përsërisë kërkesën e autoriteteve kosovare për ta njohur pavarësinë e Kosovës.