Këngëtarja Argjentina Ramosaj, e cila është duke konkurruar në “Top fest 9“ me këngën “Si shiu”, ka pohuar se do të dëshironte ta fitojë çmimin “Best video”.
Argjentina e cila këto ditë ka realizuar videoklipin e këngës “Si shiu”, ka pohuar se në “Top fest 9” do të ishte e lumtur sikur ta fitonte çmimin ‘Best video’.
Përveç kësaj, bukurosghja ka thënë se kur ka kënduar këngën ‘Si shiu’, në “Top Fest”, ka bërë të qajë të fejuarin e saj Valonin.