Duke tentuar të argëtohet - pëson (Video)

Në afërsi të plazhit Maho në St Maarten gjendet aeroporti ndërkombëtar Princess Juliana, ndërsa turistët e shfrytëzojnë këtë mundësi që të merren me një lloj të “sportit ekstrem” gjatë ngritjes apo uljes së aeroplanëve.

Në videon e mëposhtme shihet një aeroplan që po përgatitet për të fluturuar, ndërsa disa turistë vrapojnë dhe kapen për një gardh teli që i ndan nga pista.
Pas largimit të të tjerëve, mbesin vetëm një femër dhe një mashkull, ndërkohë që era e fuqishme e krijuar nga aeroplani e hedh vajzën duke e përplasur për murin e ulët të betonit në afërsi të plazhit.