Dj Protone është Dj nga Lugina e Preshevës, i cili i është bashkuar estradës kosovarë në muzikën elektro –house, është duke punuar pa pushim në aktivitetet e tij muzikore.
Dj Protone, i cili ka filluar të merret me muzikë që nga mosha e re, këto ditë përveç që është i angazhuar në klube të natës në Kosovë, ai këtë vit është i angazhuar edhe jashtë Kosovës.
Gjatë një prononcimi për Telegrafi, ai ka pohuar se këtë vit është i angazhuar me koncerte në Ballkan dhe në disa vende të Evropës.
Dj Protone, i cili njihet për muzikën e tij të zhanrit ‘house’, gjithashtu ka shtuar se ka provuar edhe zhanre të tjera të muzikës, por në këtë zhanër ai gjen vetën më shumë.
Protone këtë vit pritet të sjellë edhe shumë remix-e të reja, që shpreson që do të pëlqehen nga publiku.