Të shumtë janë ato qytete që mund të rekomandohen si destinacione turistike. Nga ana tjetër, ka plot prej tyre që jo vetëm nuk rekomandohen për turizëm, por madje janë të rrezikshëm.
10. St Louis (SHBA)
Ky qytet ka një shkallë shumë herë më të lartë dhune krahasuar me atë të krejt vendit: 2.070 akte dhune për 100.000 banorë kundrejt 429 për 100.000 që është mesatarja e Shteteve të Bashkuara.

9. New Orleans (SHBA)
Një ndër qytetet më të varfra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky qytet ka mesataren më të lartë të vrasjeve: rreth 95 për 100.000 banorë. Kjo e dhënë bëhet akoma më e rëndë duke marrë parasysh faktin që popullsia e përgjithshme e qytetit nuk e kalon numrin 300.000. Revista Time në renditjet e veta të mëhershme, e ka renditur New Orleans përkrah Bagdadit.

8. Grozny (Çeçeni)
Komuniteti çeçen shpalli pavarësinë në vitin 1991, ndërsa në vitin 2003, Grozny ishte qyteti më i shkatërruar në botë. Kjo për shkak të luftës me Rusinë, e cila jo vetëm e rrënoi qytetin, por gjithashtu detyroi thuajse të gjithë njerëzit të ikin. Ata që mbetën jetojnë të mbyllur nëpër shtëpi, nga frika e sulmeve mafioze dhe bandave lokale.

7. Cape Town, (Afrikë e Jugut)
Ai që duhej të ishte një nga qytetet më të bukur të jugut të kontinentit, sot vlon nga krimet, vetëvrasjet e grabitjet. Përdhunimet janë rritur me 10 për qind brenda vitit, vjedhjet me 41. Cape Town është shembulli tipik sesi problemet sociale dhe ekonomike shkatërrojnë një qytet të cilit Zoti i ka falur plot bukuri.

6. Caracas (Venezuelë)
Kryeqyteti venezuelian është një ndër qytetet me shkallën më të lartë të krimit dhe vrasjeve në botë. Nuk është e këshillueshme, sidomos për turistët, që të ekspozojnë bizhuteritë apo sendet tjera me vlerë.

5. Moska (Rusi)
Mund të duket e habitshme, por kryeqyteti i Rusisë është i prekur në një shkallë të lartë nga mikrokriminaliteti. Shkalla e sigurisë është më e ulëta ndër kryeqytetet e Evropës.

4. Bogota (Kolumbi)
Përkundër përmirësimeve në fushën e sigurisë, rritjes së normave dhe kontrolleve, Bogota mbetet një nga qytetet më të rrezikshme të globit. Është shumë i lartë mikrokriminaliteti dhe trafikimi i drogës, ndërsa flitet për një “kulturë të vërtetë të grabitjes”.

3. Lagos (Nigeri)
Ish-kryeqyteti i Nigerisë, përveçse një nga qytetet më të mëdha në Afrikë, mbetet një nga më të rrezikshmit, pavarësisht përpjekjeve për hartimin e politikave dhe punës për parandalimin e krimit.

2. Mogadishu (Somali)
Ky qytet nuk ka një qeveri që nga viti 1991. Kushtet ekonomike e sociale janë tepër të këqija, sikurse edhe pjesa tjetër e vendit. Janë pikërisht ekonomia e rrënuar dhe kushtet sociale të pafavorshme që e bëjnë Mogadishon një ndër qytetet më të rrezikshme në botë.

1. Ciudad Juarez (Meksikë)
Qyteti jeton nën ndikimin e rrezikshëm të bosëve të drogës. Në këtë qytet në kufi me SHBA-të, shkalla e vrasjeve është e paimagjinueshme. P.sh. vetëm në vitin 2009 janë vrarë 2.600 njerëz, të gjithë të përfshirë në shkallë të ndryshme në trafikun e drogës. Mes viktimave ka edhe policë e ushtarë.