Nikolic pritet ta vizitojnë Mitrovicën

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Tomislav Nikolic dhe zëvendësi i tij, Aleksandar Vucic, pritet të qëndrojnë të mërkurën në veri të Mitrovicës.

 Këtë informacion e kanë konfirmuar përfaqësues të Partisë Përparimtare Serbe në Mitrovicë.
Nikolic pritet të merr pjesë në një tubim parazgjedhor që do të mbahet në Mitrovicë të mërkurën në orën 13:00, raporton RFE
Serbia ka shpallur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale më 6 maj, ndërsa Nikolic, dikur zëvendës në partinë e Vojislav Sesel-it, është kandidat për president.
Ndërsa, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, pas kritikave ndërkombëtare, Serbia ka sinjalizuar se do të heqë dorë; nuk dihet nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe për zgjedhjet tjera, për mbajtjen e të cilave thirret në parimin e dyshtetësisë.