Qeveria austriake i ka kërkuar parlamentit që të pezullojë marrëveshjen për çështje sociale me Kosovën, meqë kjo e fundit nuk ka ende sigurim shëndetësor.
Pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Austrisë, të dyja palët kanë arritur pajtimin për zbatimin e mëtejshëm të një marrëveshjeje të përkohshme mbi sigurimet, i cili është realizuar mes Austrisë dhe ish Jugosllavisë.
"Pasi Kosovës, megjithatë, ende i mungon një sistem i sigurimit shëndetësor, dhe i sigurimit nga aksidentet dhe papunësia, dhe pasi Kosova në aspektin e sigurimeve të pensionet ende nuk ka mbështetur bazat e marrëveshjes, Austria do ta pezullojë marrëveshjen e më pashme”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Qeveria austriake ia ka paraqitur Parlamentit vendimin për miratim. Në të njëjtën kohë, në deklaratë theksohet se Austria synon përfundimin e shpejtë të një marrëveshjeje të re.