Adelina Berisha ka filluar të punoj rreth projektit të ri muzikor. “What’s yoyr name” titullohet kënga që së shpejti pritet ta realizoj ajo.
Pra kënga përveç gjuhës shqipe ka edhe disa fjalë në gjuhën angleze. Tani pritet lansimi i këtij projekti për të cilën Adelina ndjehet mjaftë e lumtur.
“Me këtë këngë kam dashur ti drejtohem një personit që më ka pëlqyer gjithnjë dhe akoma vazhdon të më pëlqejë. Stine ka përgatitur një tekst mjaftë të bukur që i është përshtatur kërkesës sime. Titulli dhe disa fjalë të tjera në tekst janë në gjuhën angleze, kam dashur që kjo këngë të jetë pak më e veçantë se ato të tjerat prandaj mendoj se ia kam arritur. Uroj që të pëlqehet në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Sipas Adelinës kënga do të lansohet bashkë edhe me videoklip të përgatitur në Kosovë.