Këngëtarja Linda Halimi e cila këtë vit pritet të nisë karrierë muzikore në Amerikë, ka pohuar se tash e tutje një intervistë me të do të kushtoj 200 euro.
Linda Halimi është bërë pjesë e një kompanie muzikore në Los Angelos, e një intervistë e saj në media, do të kushtojë 200 euro, shumë kjo e kërkuar nga vet Linda, e cila pohon se çdo fjalë që flet ajo në medie duhet t’ia paguajë një përqindje kësaj kompanie.
“Këngën më të re e kam lansuar mbrëmë në imunes me pagesë dhe d.m.th intervista s’ më lejohet të bëj falas më, sepse jam në bashkëpunim me një kompani në Los Angelos, që këtë vit do të iki atje. Kështu që nëse mediat janë të interesuar për intervistë, atëherë unë mund t’ua jam numrin e xhirollogarisë dhe ta bëjnë pagesën prej 200 euro”, ka thënë Linda për ‘Zëri’.