Gjira do të pranonte të jetë paragrup i Unikkatilit

Këngëtarja nga Kosova që jeton në Gjermani, Gjira, ka deklaruar se nuk do ta refuzonte mundësinë për të hapur koncertin ku do të performonte ylli shqiptar i hip-hopit, Unikkatil.

Gjatë një interviste në një emision në KTV, ajo ka thënë se nuk e dëgjon edhe aq muzikën hip-hop dhe se preferon më shumë atë klasike, megjithatë ka theksuar se ka respekt dhe e pëlqen muzikën e krijuesit të hitit “Vetëbesim”.
E pyetur nëse do të pranonte që të jetë paragrup në koncertin e paralajmëruar të Unikkatilit në Prishtinë, Gjira është përgjigjur se nuk do t’i thoshte jo një kërkese të tillë.
Ndryshe, ajo ka folur edhe për muzikën në Kosovë, duke u shprehur se muzika që bëhet sot nuk ka një mesazh që të lidh me një ngjarje, apo që të nxit emocione, porse secili po e lëvdon vetveten.