Pastrueset e zhveshura – kundër ligjit? (Video)

Banorët konservativë të Teksasit janë shokuar kur në shtetin e tyre është shfaqur shërbimi, përmes së cilit mund të porositen pastruese, të cilat jo vetëm se e kryejnë për mrekulli punën e tyre, por klientëve u ofrojnë kënaqësi që në detyrë t’i shohin me veshje provokuese.

Shërbimin e ka themeluar 26-vjeçarja Melissa Borrett dhe e ka quajtur “Fantasy Maid Service of Lubbock”, ndërsa ajo ka menduar vetëm të përfitojë dhe nuk ka pritur reagime aq të ashpra.
Klientët duhet të paguajnë 100 dollarë në orë, ndërsa gjatë asaj kohe atyre iu ofrohet pastrim i banesës ose shtëpisë dhe një lloj i veçantë ‘striptizi’, duke qenë se pastrueset punojnë me veshje të brendshme.
Derisa puna e saj po shkëlqen, autoritetet lokale janë të shqetësuara, pasi dyshojnë se bëhet fjalë për prostitucion, megjithatë nuk kanë dëshmi për këtë.
Nga ana tjetër, Borrett mohon se punëtoret e saj do të pranonin para për kontakt fizik me klientët.
Qoftë legale ose jo, Melissa shumëkujt ia ka plotësuar ëndrrën për të pasur në shtëpi shërbyese seksi.