Bayern Munich është duke luftuar për të bindur Arjen Robben të refuzojë ofertat të cilat kanë ardhur në adresë të tij për t’u rikthyer në Ligën Premier.
Babai i Robben, i cili është edhe agjenti i tij, ka konfirmuar se lojtari ka joshur interesimin e disa klubeve të Ligës Premier, mes të cilave edhe ish-klubit të tij Chelseat dhe Manchester Cityt.
Për të bindur lojtarin të qëndrojë, presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, i ka ofruar holandezit një pagë javore prej 170 mijë funtesh, që mund ta bëjë atë lojtarin më të paguar në histori të klubit gjerman.