Birra Peja edhe në Zvicër

Birra Peja nga e hëna mund të gjendet në të gjitha dyqanet “Coop”-it në Zvicër, njëri ndër zinxhirët konsumues më të rëndësishëm në këtë vend.

Për fillim, Birra Peja do të gjendet në 460 filiale të “Coop”-it, nga gjithsej 1400 që ka ajo në tërë Zvicrën.
Për vendosjen e këtij produkti në një varg shitoresh prestigjioze zvicerane, Rexhep Berisha, importues i saj, ndihet krenar, pasi kjo natyrisht që është me interes ekonomik, por edhe simbolik, ngase edhe ai vetë është me prejardhje nga Peja.
Importimi i birrës së Pejës shënon një hap serioz dhe konkret drejt kontributit të aktorëve ekonomikë të diasporës për zhvillimin e Kosovës, transmeton AlbInfo.
Në fakt, rritja e eksportimit të produkteve kosovare në Zvicër dhe Perëndim ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të punës në Kosovë.