Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, tha të hënën se vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë kërkuar që Serbia të mos e shpallë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, po për të, siç ka thënë se ky opsion ishte i papranueshëm.
Duke folur para gazetarëve në Beograd, Dacic tha se me shpalljen e zgjedhjeve në gjithë territorin e saj, Serbia nuk e rrezikon askënd, dhe se kjo është bërë në harmoni me Kushtetutën dhe me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton REL.
“Meqë kryeparlamentarja Slavica Djukic – Dejanovic është nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, as ajo nuk ka mundur të veproj ndryshe, pos t’i shpallë zgjedhjet”, tha Dacic, i cili është lider i PS-së së Serbisë.