Keira ka problem me lëkurën

Aktorja e Hollywoodit, Keira Knightley, thotë se ajo e urren lëkurën e saj.

“Kurrë nuk e kam parë veten si atraktive në atë mënyrën glamuroze. Jam e vetëdijshme për faktin se kam lëkurë të keqe. Në fakt, jam e vetëdijshme për shumë pjesë të trupit por, ngjashëm, jam e vetëdijshme se kjo funksionon në raste të caktuara dhe për gjëra të caktuara”.
“Nëse e shfrytëzoni fytyrën tuaj, nëse e shitni, atëherë ju bëheni të vetëdijshëm për të metat pasi të tjerët ju tregojnë. Dhe ata e bëjnë këtë aq ashpër. Andaj ju më pas filloni ta shihni”.
“Nuk them se shikoj në pasqyrë gjithë kohën dhe them: ‘Oh Zot, kjo është e tmerrshme!’ Mund ta shikoj veten dhe të them: ‘Oh mirë, sot dukesh mirë’, ose “Oh, shk... Dukesh si m... sot”, ka thënë aktorja britanike.