Kompania kryesore në botë për shpërndarjen e shpejtë të dërgesave, UPS, ka blerë kompaninë holandeze të së njëjtës degë, TNT, për 5.16 miliardë euro.
"Me këtë transaksion do të krijohet një lider global në tregun e logjistikës, me të ardhura vjetore prej mbi 45 milionë euro”, thanë kompanitë në një deklaratë të përbashkët.
Kjo është blerja më e madhe e shërbimit UPS, në 105 vitet e ekzistencës së saj.
TNT më 18 shkurt e ka refuzuar ofertën e UPS-it prej 4.9 miliardë eurove, por kompanitë kishin deklaruar se do t’i vazhdojnë bisedimet.