Edhe katër ditë afat për Azem Sylën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla ka vetëm edhe katër ditë afat që të bëj ankesë në Gjykatën Federale të Zvicrës, ndaj vendimit për dëbimin e tij nga Zvicra.

E premtja (23 mars) është dita e fundit kur Azem Syla mund ta deponojë ankesë në të kundërtën, vendimi i Gjykatës Administrative i datës 12 shkurt 2012 për dëbimin e tij nga Zvicra në maj bëhet i plotfuqishëm.
"Syla paralajmëroi ankesë para dy javësh, por deri më tani ende zyrtarisht nuk është dorëzuar edhe pse informatat në Gjykatën Federale janë marrë nga avokati i tij Christian Affentranger", shkruan Gazeta Aargauer Zeitung, transmeton Indeksonline.
Deputeti i PDK-së, Azem Syla po përballet me një padi nga Enti i Sigurimeve Sociale për mashtrim në përfitimin e paligjshëm të fondeve dhe, përveç se rrezikon të kthej një pjesë të mjeteve, atij mund t’i merret leje qëndrimi në Zvicër.