Për shkak të parkimit të gabuar në qytetin francez Toulouse, ‘merimanga’ e ka marrë nga rruga një automjet në të cilin gjendje arkivoli së bashku me trupin një të vdekuri.
Asistenti i kryebashkiakut të Toulouse ka deklaruar se në automjet nuk ka pasur kurrfarë shenje dhe se “policia komunale nuk ka mundur ta dijë se bëhet fjalë për një automjet arkivolesh e aq më pak se në të gjendet i ndjeri”.
Vozitësi i automjetit kishte udhëtuar nga Lyoni në drejtim të Portugalisë ku do të bëhej varrimi. Ai ishte ndalur për të pushuar në Toulouse, por kur është zgjuar nga gjumi, nuk e ka gjetur automjetin në vendin e parkimit
Pas thirrjes së policisë, ai e kishte marrë vesh që atë e ka marrë merimanga. Vozitësi nuk e ka pasur të vështirë që ta vazhdojë rrugën, por fillimisht është dashur të paguajë 35 euro dënim për parkim të gabuar dhe 90 euro për shpenzimet e kompanisë së automjetit merimangë.